Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, 8 të arrestuar, autori bënte ‘të fortin’ në rrjete sociale dhe nxirrte foto me armë
Tetë persona janë arrestuar nga policia e Maliqit për vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo nga bashkëmoshatari i tij, ngjarje e ndodhur pasditen e djeshme në një lokal në fshatin Pirg. Njoftimi i plotë: Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika e vrasjes së 14-vjeçarit, kryer dje, në fshatin Pirg. Për këtë rast, Policia e Korçës arrestoi 8 shtetas: -14-vjeçarin autor të dyshuar të vrasjes, i cili pas kryerjes së krimit, tentoi të largohej nga vendngjarja, me automjet;-babanë dhe xhaxhanë e autorit të dyshuar, pasi fshehën mjetin prerës (thikë), me të cilin u krye krimi; -4 të mitur, të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve, të cilët nëpërmjet deklarimeve në Polici, tentuan të pengojnë zbulimin e së vërtetës; -një 34-vjeçar, gjithashtu i pranishëm gjatë...