Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tetë të arrestuar për vrasjen e 14-vjeçarit, mes tyre babai dhe xhaxhai i autorit, fshehën thikën e krimit
Ka shkuar ne 8 numri i te arrestuarve per vrasjen e 14-vjecarit ne Maliq te enjten e kaluar. Policia njofton se si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika e vrasjes së 14-vjeçarit, kryer dje, në fshatin Pirg. Për këtë rast, Policia e Korçës arrestoi 8 shtetas: -14-vjeçarin autor të dyshuar të vrasjes, i cili pas kryerjes së krimit, tentoi të largohej nga vendngjarja, me automjet;-babanë dhe xhaxhanë e autorit të dyshuar, pasi fshehën mjetin prerës (thikë), me të cilin u krye krimi;-4 të mitur, të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve, të cilët nëpërmjet deklarimeve në Polici, tentuan të pengojnë zbulimin e së vërtetës;-një 34-vjeçar, gjithashtu i pranishëm gjatë konfliktit, i cili tentoi të largohet nga vendngjarja, në të njëjtin automjet me 14-vjeçarin....