Koçiu: Kemi ngritur mekanizmin e emergjencës, mobilizim i strukturave shëndetësore në zonat e prekura nga zjarret

Koçiu: Kemi ngritur mekanizmin e emergjencës, mobilizim i strukturave shëndetësore në zonat e prekura nga zjarret

Si pasojë e situatës së krijuar nga zjarret në disa zona të vendit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur menjëherë mekanizmin e emergjencës për mobilizimin e të gjitha strukturave shëndetësore dhe logjistike në zonat e prekura. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha dje se “Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor,  Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Spitali Universitar i Traumës e të gjithë spitalet rajonale janë në koordinim të vazhdueshëm për mbështetjen operative të strukturave  të përfshira në këtë emergjencë”. Koçiu theksoi se “bashkëpunimi me pushtetin vendor dhe mbrojtjen civile po vijon për evakuimin dhe trajtimin e banorëve të prekur”. “Garantimi i vazhdimësisë së shërbimit shëndetësor pa ndërprerje dhe ofrimi i ndihmës së menjëhershme për çdo...