Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Plane vendore për energjinë dhe klimën – Parashikohen detyrime të reja për bashkitë, politika për përshtatjen ndaj…
Duke nisur nga viti 2027, bashkitë do të kenë detyrimin ligjor të hartojnë planet vendore për energjinë, klimën dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Gjithçka përcaktohet në projektligjin “Për ndryshimet klimatike”, që është depozituar në Kuvend, ku specifikohet se këto plane do të jenë pjesë e strategjisë kombëtare për energjinë dhe klimën dhe do të mbulojnë një periudhë 10-vjeçare. Planet vendore do të miratohen nga Këshillat Bashkiakë dhe do të rishikohen çdo 5 vjet ose kur vlerësohet e nevojshme. Sipas projektligjit, bashkitë duhet të përgatisin gjithashtu raporte mbi progresin e zbatimit të planeve, në përputhje me formatet dhe kërkesat që do të miratohen nga Këshilli i Ministrave. Kjo detyrë duhet të përfundojë jo më vonë se 12 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit. Ky detyrim...