Analiza/ Si e sheh Trumpi takimin me Putinin?

Analiza/ Si e sheh Trumpi takimin me Putinin?

Presidenti Trump nuk e përjashton mundësinë që takimi me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin, të mbyllet pa ndonjë përfundim. Sipas tij ky takim është kryesisht përgatitje për një takim të dytë me Putinin dhe Zelenskin. Në prag të takimit të planifikuar me Presidentin rus Vladimir Putin në Alaskë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka minimizuar rëndësinë e takimit, duke thënë se qëllimi kryesor i tij është të përgatisë terrenin për një samit të dytë. Edhe Kremlini i ka minimizuar pritshmëritë nga ky takim duke thënë se nuk mund të parashikohet ndonjë rezultat konkret. I pyetur nga Fox News Radio Trumpi tha se sipas tij probabiliteti që takimi me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin, mund të dështojë është 25 përqind. Në të njëjtën kohë Trumpi...