Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Çmimet e karburantit u ulën në Europë, por jo në Shqipëri
Banka e Shqipërisë vëren se çmimet e karburanteve në vend nuk po reflektojnë ecuri të njëjtë me tregjet e Bashkimit Europian. Në raportin e fundit të politikës monetare, Banka Qendrore vëren se çmimet e karburanteve pësuan rënie të dukshme në vendet e Bashkimit Europian në tremujorin e dytë të vitit, veçanërisht në muajin maj. Por, kjo lëvizje e çmimeve nuk gjeti pasqyrim në tregun vendas. Në fakt, çmimet e karburantit në pikat e shitjes me pakicë në Shqipëri janë praktikisht të ngrira qysh prej vitit të kaluar. Tregu nuk po reflekton më as lëvizjet afatshkurtra të çmimit të naftës dhe as luhatjet e kursit të këmbimit. Aktualisht, çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkombëtare është pranë nivelit të 66 USD për fuçi, në rënie me...