Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Restaurohet rrethimi i parkut kombëtar të Butrintit, u projektua nga arkitekti Gani Strazimiri në vitet ’60-të
Parku kombëtar i Butrintit është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, ndërsa ka përfunduar dhe restaurimi i rrethimit të tij. Procesi i restaurimit të rrethimit të parkut kombëtar projektuar nga arkitekti Gani Strazimiri disa dekada më parë është kryer duke përdorur materiale origjinale. Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) shprehet se ky projekt nuk është thjesht punim restaurimi. “Në parkun kombëtar të Butrintit është përfunduar restaurimi i rrethimit të projektuar nga arkitekti Gani Strazimiri në vitet ’60. Pas më shumë se dy dekadash pa ndërhyrje të rëndësishme, ky element i infrastrukturës është rikthyer në gjendjen e tij të plotë funksionale dhe estetike. Procesi është kryer duke përdorur materiale origjinale dhe duke respektuar konceptin arkitektonik fillestar. Ky projekt nuk është thjesht një punim...