Dinamo kualifikim historik në Play Off e Conference League, mposht Hajdukun e Splitit

Dinamo kualifikim historik në Play Off e Conference League, mposht Hajdukun e Splitit

Dinamo City ka arritur një sukses historik, duke mposhtur 3-1 Hajdukun e Splitit dhe siguruar biletën për në Play Off të Conference League. Pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë në Kroaci, skuadra e Ilir Dajës përmbysi gjithçka para tifozëve të saj në “Air Albania”. Takimi nisi mbarë për blutë, me Zabërgjën që shënoi në minutën e 14-të, duke ndezur entuziazmin në stadium. Hajduku u hodh në sulm për të kërkuar barazimin, por nuk arriti të gjejë rrjetën në kohën e rregullt. Për më tepër, kroatët mbetën me një lojtar më pak në minutën e 78-të, pas daljes me karton të kuq të Sanyang. Në shtesë, Karaçiç goditi Dinamon me një gol që dukej se do t’i jepte fund ëndrrës, por përgjigjja e kryeqytetasve ishte...