Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Dinamo eleminon Hajdukun, Duka: Kualifikim fantastik dhe i merituar, uroj kalimin në grupe
Dinamo është skuadra e vetme e “Abissnet Superiore”-s që vazhdon rrugëtimin në arenën europiane. Ekipi i Ilir Dajës ka bërë mbrëmjen e sotme atë që më pak pritej. “Nëndetësja blu” ka eleminuar një gjigant të futbollit kroat, si Hajduku i Splitit. Armand Duka ka përgëzuar Dinamon për kualifikimin në “play off” të Ligës së Konferencës përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”. Kreu i FSHF-së uron që blutë e kryeqytetit të arrijnë në grupet e Ligës së Konferencës. “Kualifikim fantastik, urime Dinamo City! Një rezultat fantastik i Dinamo City ndaj Hajduk Split, një kualifikim i merituar në “Air Albania” pas një ndeshjeje plot me emocione që mbaroi me rezultatin 3-1 për skuadrën tonë në shtesë. Kalimi në play-off të UEFA Conference League...