Profesionet që i bëjnë dëm zemrës

Profesionet që i bëjnë dëm zemrës

Një studim i shkencëtarëve të American Heart Association thotë se disa profesione imponojnë zakone më pak të shëndetshme në krahasim me të tjera, me pasoja në mirëqenien e zemrës dhe vetë peshës së trupit. Për të arritur në këtë përfundim studiuesit kanë ekzaminuar 5566 persona mbi 45 vjeç, që nuk kishin precedent të sëmundjeve kardiake dhe iktus. “Kur njerëzit nuk janë të pavarur dhe e gjithë dita e tyre vërtitet rreth punës mund të jetë e dëmshme për shëndetin e tyre”, thotë për CNN Leslie McDonald, bashkëautore e studimit. Punët që shkaktojnë mungesë të gjumit dhe stres mund të çoj në kequshqyerje, pije dhe duhan më shumë. Në këtë rast është mirë të ndihmoni veten me gjeste të vogla, si për shembull, të gatuani drekën...