Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Greqi/ Mbi 100 vatra aktive zjarri, evakuohet Spitali i Fëmijëve në Patra
Zjarrfikësit në Greqi po përballen me një situatë kritike, duke luftuar 109 zjarre në mbarë vendin. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 48 vatra të reja agro-pyjore, prej të cilave 38 janë neutralizuar menjëherë. Një nga frontet më problematike është ai në rajonin e Akaias, ku për të dytën ditë radhazi flakët po i afrohen rrezikshëm qytetit të Patras. Për shkak të rritjes së intensitetit të erës dhe pasigurisë për drejtimin e zjarrit, autoritetet urdhëruan evakuimin parandalues të Spitalit të Fëmijëve “Karamandanios” mesditën e së mërkurës. Evakuimi u krye nga ambulancat e EKAB dhe automjetet e spitalit, duke transferuar pacientët dhe shoqëruesit e tyre në mënyrë të shpejtë dhe pa rrezikuar shëndetin e fëmijëve. Sipas autoriteteve, zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha në...