Meta ngre dyshimet nga burgu: Zjarri te Syri i Kaltër, për t’i hapur rrugë betonizimit të parkut?

Meta ngre dyshimet nga burgu: Zjarri te Syri i Kaltër, për t’i hapur rrugë betonizimit të parkut?

Syri i Kaltër në Delvinë ishte një nga zonat e nxehta që u përfshi nga flakët e zjarrit që dogji sipërfaqe të shumta. U desh ndërhyrja nga ajri me anë të helikopterëve që flakët të mund të viheshin nën kontroll. Për situatën e rëndë të zjarreve në vend dhe sidomos për zjarret te Syri i Kaltër, ka reaguar nga paraburgimi edhe ish-Presidenti Ilir Meta. Meta nge akuzat se zjarret në zonën e mbrojtur të Syrit të Kaltër mund të kenë qenë të qëllimshme për t’i hapur rrugë ndërtimeve dhe betonizimit të zonës. Meta e thotë këtë duke marrë në analizë një deklaratë të ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, disa muaj më parë, kur tha në Parlament se një “pikëz e vogë” në zonën e Manastirit...