Greqia e shkrumbuar pas zjarreve masive! Dëme të shumta në shtëpi, biznese dhe automjete

Greqia e shkrumbuar pas zjarreve masive! Dëme të shumta në shtëpi, biznese dhe automjete

Zjarret e fuqishme kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha. Greqia është një vend i prekur nga vatrat e shumta të zjarrit që kanë përfshirë ishujt turistikë dhe jo vetëm. Sipërfaqe të mëdha toke janë shkrumbuar nga flakët në Patra. Zjarret në pyje u favorizuan nga erërat e forta, duke detyruar evakuimin e disa fshatrave. Nga pamjet shihen pyje të djegura, lokale të shkrumbuara dhe njerëz të trishtuar nga kjo fatkeqësi.38-vjeçarja Anastasia Spiliopoulou shprehet e tronditur para rrënojave të barit ku punonte, një nga shumë ndërtesat e shkatërruara nga një zjarr i madh. “Ky vend ka shumë kujtime. Më pëlqente të punoja në këtë kuzhinë dhe ndihesha si në shtëpinë time.” Ajo u shpreh se nuk e kishte besuar që flakët do të merrnin përmasa të tilla....