Ndahet nga jeta Saimir Maloku, inxhinieri i njohur që vuajti 9 vite në Spaç

Ndahet nga jeta Saimir Maloku, inxhinieri i njohur që vuajti 9 vite në Spaç

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare inxhinieri dhe ish-i burgosuri politik, Saimir Maloku, një ndër zërat më të fortë të rezistencës ndaj diktaturës komuniste në Shqipëri. Maloku ishte një student i shkëlqyer dhe një profesionist i dalluar në fushën e inxhinierisë, por u dënua padrejtësisht me 9 vite burg nga regjimi, pas një gjyqi të fabrikuar dhe nën akuza absurde si “spiunazh” dhe “bashkëpunim me agjentura të huaja”. Ai kaloi vite të tëra në burgjet famëkeqe të Burrelit dhe Spaçit, ku ndau vuajtjet me figura të njohura të si Dom Simon Jubani, At Zef Pllumi dhe Kardinal Ernest Simoni. “Saimir Maloku është dëshmi e gjallë e dhunës së diktaturës dhe një simbol i guximit për të mbrojtur të vërtetën dhe dinjitetin njerëzor,” u shpreh Besim Ndregjoni, kryetar i...