Trump për takimin me Putin në Alaska: Nëse shkon keq, do të mbarojë shpejt

Trump për takimin me Putin në Alaska: Nëse shkon keq, do të mbarojë shpejt

Një ditë para takimit të shumëpritur me presidentin rus Vladimir Putin në Alaska, presidenti amerikan Donald Trump ka folur nga Zyra Ovale për pritshmëritë që ka nga ky dialog. I pyetur nga gazetarët nëse është i gatshëm t’i ofrojë Rusisë qasje në minerale të rralla tokësore si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump u përgjigj shkurt: “Do të shohim çfarë do të ndodhë, kemi një takim të rëndësishëm.” Ai shtoi: “Besoj se do të jetë shumë i rëndësishëm për Rusinë, por edhe për ne, sepse do të shpëtojmë shumë jetë njerëzish.” Sa i përket mënyrës se si pritet të rrjedhë takimi, Trump u shpreh në stilin e tij karakteristik: “Nëse është një takim i keq, do të mbarojë shumë...