Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Moti “fundos” çmimet e energjisë në Greqi
Për të pestën ditë radhazi, prodhuesit e energjisë në Greqi kanë paguar për të furnizuar rrjetin elektrik gjatë disa orëve të ditës. Përfituesit kryesorë nga kjo situatë janë furnizuesit dhe industritë e mëdha. Këto rrethana të pazakonta kanë ardhur si rezultat i një kombinimi të rrezeve të nxehta të diellit, erërave të forta dhe kërkesës së ulët për energji në kulmin e sezonit të pushimeve. Fundjavën e kaluar, pagesa negative ka zgjatur për tetë orë në secilën ditë, me çmimin e një megavat-orë (MWh) që ka rënë në -12.92 euro. Përkundrazi, furnizuesit dhe industritë e rënda po paguhen për të blerë dhe konsumuar energji. Ndërsa prodhuesit e energjisë së rinovueshme nuk kanë çmime të paracaktuara dhe kanë pësuar rënie të ndjeshme të të ardhurave. Shumica...