Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kush është autori i vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq? Pamjet kur shoqërohet nga spitali në komisariat
Ky është momenti kur Enedio Guri, autori i vrasjes se 14-vjeçarit, Erald Xhejo në fshatin Pirg të Maliqit ka dalë nga spitali i shoqëruar nga policia. Autori, i cili ka pësuar dëmtime të lehta gjatë përplasjes, është shoqëruar nga uniformat blu, ndërsa do vijohet me marrrjen në pyetje nga autoritetet. Ngjarja tragjike ndodhi ditën e sotme në ambientet e jashtme të një lokali, ku viktima dhe autori kishin shkuar për të sqaruar një konflikt të mëparshëm mes tyre. Debati i tyre përfundoi me përplasje fizike, ku viktima humbi jetën nga goditjet me thikë. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.