Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Shfaqem aty ku s’ta pret mendja”! Me armë gjahu në dorë, çfarë postonte vrasësi i 14 vjeçarit në Maliq
“Mos më kërko unë nuk vij. Por shfaqem kur ty ‘sta pret mendja”. Këto ishin fjalët që autori i vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq postonte në rrjetet sociale. E. Guri, autori i vrasjes së E. Xhejo, postonte në Tik Tok edhe foto me armë gjahu. Dy 14-vjeçaret u takuan në një lokal në Maliq, teksa pas përleshjes me thika, humbi jetën E. Xhejo, teksa mbeti i plagosur E. Guri. Mësohet se ata ishin konfliktuar një ditë më parë. Autori i mitur është dërguar në komisariat për t’u marrë në pyetje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.