Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bazë e re ajrore në Rinas, më shumë destinacione dhe vende pune
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) shpalli sot zyrtarisht hapjen e bazës së re të kompanisë ajrore “Ryanair”, e cila do të nisë operimet në prill 2026. Ky zhvillim përbën një tjetër hap të rëndësishëm për infrastrukturën ajrore dhe turizmin në Shqipëri. Në bazën e re do të stacionohen tre avionë Boeing 737-800, të cilët do të ofrojnë fluturime direkte drejt 10 destinacioneve të reja: Birmingam (MB), Dublin (IR), Milano, Maltë, Napoli, Peskara, Poznan, Trieste, Torino dhe Verona. Përveç linjave të reja, “Ryanair” do të shtojë frekuencat e fluturimeve në destinacionet më të kërkuara, duke ofruar një rrjet prej 33 destinacionesh në 13 shtete. Ky zgjerim pritet të sjellë rritje të ndjeshme ekonomike, duke çuar trafikun vjetor të pasagjerëve në 4 milionë dhe duke mbështetur mbi...