Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Itali/ Irma Kurti nderohet me “Çmimin e Përkthimit”
Poetja shqiptare Irma Kurti nderohet me “Premio alla Traduzione” (Çmimin e Përkthimit) në edicionin e 30-të të Konkursit Ndërkombëtar Letrar “Poseidonia Paestum” në Itali. Ky vlerësim iu dha për poezinë e saj të titulluar: “Testamenti”, me motivacionin e mëposhtëm: “Një tekst i fuqishëm dhe i thjeshtë që i dedikohet proçesit të plakjes me një qartësi çarmatosëse dhe figuracion të fortë, pa retorikë, vargje që kërkojnë vemendje dhe respekt. Një testament poetik që e transformon refuzimin e dekadencës në një akt lirie ekstreme. Përdorimi i metaforave “pemë e kalbur” dhe “gotë bosh” përcjellin intensitetin e mendimit, që përpiqet të mbijetojë brishtësinë e trupit.” Përveç këtij vlerësimi, në këtë edicion, poetja u nderua gjithashtu edhe me Çmimin “Paestum Cilento Baronia”.Ky është çmimi i dytë për përkthimin që...