Digjet Turqia jugore

Digjet Turqia jugore

Flakët po shkrumbojnë zona të tëra në prefekturën e qarkut Mersin për ditën e dytë radhazi. Zjarri, që shpërtheu në një zonë pyjore në Silifke, ka shkatërruar dhjetëra shtëpi dhe ka detyruar evakuimin e banorëve. Përpjekjet për shuarjen e zjarrit vijojnë pa ndërprerje, por era e fortë nga verilindja dhe lagështia e ulët e ajrit po e bëjnë misionin edhe më të vështirë. ‘Nuk mund të themi se rreziku ka kaluar derisa të shuhen totalisht zjarret. Mungesa e lagështisë dhe erërat e fuqishme e vështirësojnë shumë punën.’ Sipas prefekturës, 70% e shtëpive në dy fshatra janë djegur, ndërsa 190 banorë janë vendosur në strehim të përkohshëm. Helikopterë janë angazhuar në operacion gjatë ditës, duke hedhur ujë mbi zonat e përfshira nga flakët, ndërsa ekipet në...