Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO- Vrau bashkëmoshatarin me thikë/ Ja momenti kur 14-vjeçari shoqërohet nga policët
Efektivët e policisë Korçë kanë shoqëruar 14-vjeçarin Enedio Guri nga ambientet e Spitalit për në drejtorinë e policisë. Ai mori shërbimin mjekësor pasi pësoi dëmtime gjatë konfliktit me 14-vjeçarin Erald Xhejo, ndërsa ky i fundit mbeti viktimë si pasojë e goditjes me thikë nga Guri. Dy adoleshentët, sipas burimeve, mësohet se kishin lënë takim pasditen e sotme në një lokal në fshatin Pirg të Maliqit, me pretendimin për t’u sqaruar lidhur me konfliktin që kishin me njëri-tjetrin. Fatkeqësisht, dy të rinjtë u përleshën, ku një prej tyre mbeti i vrarë me thikë.