Maliq/Vrasja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij, shoqërohen disa të mitur

Maliq/Vrasja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij, shoqërohen disa të mitur

Një 14-vjeçar ka humbur jetën pasditen e kësaj të enjte në fshatin Pirg të Maliqit, pasi është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij gjatë një zënke mes tyre. Ngjarja është regjistruar në ambientet e jashtme të një lokali. Autori ka qenë në shoqërinë e katër personave të tjerë, gjithashtu të mitur, ndërsa viktima me dy të tjerë. Siç raporton gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, të dy 14-vjeçarët janë nga fshatra pranë Pirgut. Ngjarja duket se ka pasur një konflikt të mëparshëm, dhe ata janë takuar në lokal për të sqaruar mosmarrëveshjen. “Pritet të merret dëshmia e të plagosurit, që është edhe autori i dyshuar, si dhe e dëshmitarëve okularë apo familjarëve,” tha gazetarja Zisi. Mësohet se në komisariat janë shoqëruar gjashtë të mitur,...