Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, identifikohet autori
Ngjarja e rëndë pasditen e sotme ku u vra një 14-vjeçar me thika ka tronditur Maliqin. Siç u bë me dije më parë, viktimë mbeti Erald Xhejo nga Zvirina e Maliqit, pas një sherri me thikë me një bashkëmoshatar. Sakaq, është mësuar edhe emri i autorit të ngjarjes, 14-vjeçari Enedio Guri nga Leminoti. Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal të fshatit Pirg të Maliqit.