Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Çfarë duan Trump dhe Putin nga samiti në Alaskë?
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, do të udhëtojnë të premten në Alaskë për samitin historik mes tyre, ndonëse të dyja palët mbajnë qëndrime kontradiktore teksa përgatiten për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë. Putini e ka përsëritur në vazhdimësi dëshirën e tij për të fituar më shumë territore në Ukrainë, ndërkohë për Trumpin s’është aspak sekret dëshira për t’u kthyer në paqebërës botëror. Por, të dy liderët mund të ndiejnë gjithashtu mundësi të tjera, si për shembull rehabilitimin diplomatik në skenën botërore nga ana e Putinit. Sipas BBC-së, është më e vështirë të parashikohen synimet e Trumpit, pasi që ai ka lëshuar deklarata të pavendosura kohëve të fundit në lidhje me homologun e tij rus. Putini synon njohjen ndërkombëtare….dhe...