Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Ku do jetojmë? Ne s’na dogji as gjermani”/ Delvina e mbuluar nga hiri i zi i zjarreve apokaliptike
Hija e zezë që la pas zjarri, ka mbuluar Delvinën. Pyjet, ullishtet, vreshtat dhe pemët frutore që dikur e stolisnin këtë vend, sot janë shndërruar në një peizazh të zymtë. Dëmet janë të mëdha, mijëra rrënjë ullinj, dardhë, qershi, fiq e vreshta u shkrumbuan ende pa u korrur. “Pjesa më e madhe e Nishanit u dogj e gjitha. Shokët e mi njëri kishte 3 mijë rrënjë dardha, tjetri kishte 2 mijë rrënjë ullinj. Nga Nishani, zjarri kalojë tek ullinjtë shekullore”, tregon një banor i Delvinës që iu dogjën 400 rrënjë ullinj. Bashkë me pronat, flakët duket se u kanë përpirë çdo shpresë delvinjotëve, që enden mbi hirin e zjarrit për të parë dëmet mbi pronat e tyre. Efekte plaka duart lidhur shikon vreshtat e fikun...