Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Starmer pret Zelenskin në Londër/ Takimi, para bisedimeve të pritshme Trump-Putin për Ukrainën
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka pritur presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mëngjesin e së enjtes në Doëning Street. Ata shtrënguan duar me njëri tjetrin në prani të kamerave. Takimi vjen në një kohë kur Evropa po përgatitet për rezultatet e takimit historic të presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ditën e premte. Diskutimet mes Starmer dhe Zelenskyt pritet të mbahen në një kohë kur një ditë më parë kryeministri britanik tha se vendi i tij është i gatshëm që ta “rrisë trysninë” ndaj Rusisë, nëse është e nevojshme. Gjatë një telefonate të mërkurën me presidentin amerikan dhe aleatët evropianë, Starmer e lavdëroi Trumpin për punën e tij për të krijuar një mundësi të arritshme për t’i dhënë...