Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Berisha harron denoncimet e “farsës elektorale” për një ditë, filmohet me Ramush Haradinajn në ditëlindjen e biznesmenit në Kosovë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ka dalë sot në konferencë për shtyp, si rrallë ndonjëherë këto javët e fundit që pas humbjes në 11 maj. Dalja e tij e fundit ishte ditën e djeshme dhe pas konferencës ai duket se është nisur për në Kosovë. Ndonëse selia blu nuk ka bërë të ditur ndonjë axhendë të Berishës, në rrjetet sociale janë publikuar pamje ku kreu i demokratëve merr pjesë në një ditëlindjen e 60-të të biznesmenit të njohur në Kosovë, Gani Dreshaj. Berisha ishte ulur në tavolinën kryesore së bashku me Dreshajn dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, teksa shijonin një gotë me verë nën tingujt e daulleve dhe lodrave muzikore në Kosovë. @ballkani.info📍Istog | Sali Berisha dhe Ramush Haradinaj marrin pjesë në ditëlindjen e...