‘Edhe Skrapari po digjet’/ Berisha ndan videon: Flakët po përpijnë vendin, kryeministri bën dua në Facebook

‘Edhe Skrapari po digjet’/ Berisha ndan videon: Flakët po përpijnë vendin, kryeministri bën dua në Facebook

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë në Facebook një video ku një pedagogia dhe etnografia Eralda Baze, e veshur me kostum tradicional shqiptar denoncon situatën e zjarreve në vend. Në mesazhin e saj, ajo thotë se “flakët po përpijnë male e qytete, ndërsa kryeministri bën dua në Facebook me turistë imagjinarë që kanë pushtuar vendin”. Baze kritikon edhe ndërhyrjen e qeverisë, duke theksuar se për shuarjen e zjarreve “po dërgohen ushtarë me mjete muzeale, që të kujtojnë filmat për Luftën e Parë Botërore”. Sipas saj, edhe Skrapari është përfshirë nga flakët, ndërsa thekson: “I kemi varur të gjitha shpresat te një njeri që në kohën e komunizmit nuk i besuan as pushkën e drurit në zbor”. Berisha e ka shoqëruar postimin me mbishkrimin...