Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
EMRI/ Identifikohet 14-vjeccari që u vra me thikë në Maliq
Adoleshenti Erald Xhejo, humbi jetën pasditen e sotme pas një sherri me thika në Maliq. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pirg. Autoritetet policore në Korçë raportojnë se dy të mitur, të moshës 14-vjeçare, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt me thikë në ambientet e një lokali, rreth orës 17:00. Njëri prej tyre ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, por fatkeqësisht nuk ka arritur dot t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Viktima është shtetasi Erald Xhejo, 14-vjeç. Policia raporton se i mituri tjetër, autori i dyshuar i krimit, është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë. Maliq/ Informacion paraprak Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një...