Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Mungoi në konferencën me gazetarët, Berisha filmohet me Haradinajn në ditëlindjen e biznesmenit në Kosovë
Këtë të enjte, kreu i PD-së, Sali Berisha mungoi në konferencën për shtyp, si rrallëherë këto javët e fundit që pas humbjes në 11 maj. Në rrjetet sociale janë publikuar pamje ku kreu i demokratëve merr pjesë në një ditëlindjen e 60-të të biznesmenit të njohur në Kosovë, Gani Dreshaj. Berisha ishte ulur në tavolinën kryesore me Dreshajn dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, teksa shijonin një gotë me verë nën tingujt e daulleve dhe lodrave muzikore në Kosovë.