Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shoferi humb kontrollin e makinës në rrugën Maliq-Moglicë, lëndohet së bashku me pasagjeren
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Maliq-Moglicë”, ku një 43-vjeçar ka humbur kontrollin mbi mjetin, e më pas ka dalë nga rruga. Maliq/Informacion paraprak Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Maliq-Moglicë”, shtetasi A. D., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. D., dhe shtetasja J. D., pasagjere në automjet të cilët po marrin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. gijotina.com/