Ngjarje e rëndë në Maliq, sherr me thika mes të miturve, ndërron jetë 14-vjeçari

Ngjarje e rëndë në Maliq, sherr me thika mes të miturve, ndërron jetë 14-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pirg të Maliqit. Siç bën me dije polici një sherr me thika mes dy të miturve, i ka marrë jetën një 14-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Pirg. E.Xh., 14 vjeç si pasojë e plagëve të marra nga sherri me thika, ka ndërruar jetë në spital. Sakaq, 14-vjeçari tjetër, autori i dyshuar i ngjarjes është në spital për të marrë mjekim në mbikqyrjen e policisë. Maliq/Informacion paraprak Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital. 14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i...