Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Ilir Meta ngre dyshime nga burgu, se flakët në “Syrin e Kaltër” janë të qëllimshme: Duan të ndërtojnë…
Ilir Meta, në një postim në Facebook ka reaguar lidhur me zjarrin që përfshiu zonën e “Syrit të Kaltër”, duke e cilësuar ngjarjen si një tjetër sinjal alarmi për abuzimin dhe mungesën e përgjegjësisë shtetërore ndaj pasurive natyrore. Meta shpreh indinjatën e tij për shkatërrimin e një prej perlave turistike të vendit dhe thekson se zjarri i rënë në pyllin përreth nuk është një aksident i rastësishëm, por pasojë e neglizhencës së qëllimshme dhe mungesës së çdo mase parandaluese nga qeveria. Ai e quan të pakuptueshme se si në një zonë me mijëra vizitorë çdo ditë, me prezencë të policisë private, restorante dhe të ardhura të konsiderueshme nga biletat, zjarri ka mundur të marrë përmasa apokaliptike pa u ndërhyrë në kohë. Ndër të tjera, Meta...