Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
EMRI/ Doli për të kërkuar qenin, zhduket pa gjurmë 56-vjeçari në Elbasan
Një 56-vjeçar nga fshati Pashtresh në Elbasan është zhdukur pa gjurmë. Bëhet me diej se prej disa orësh vijon kërkimi për Pëllumb Toçin, 56 vjeç, banor i fshatit Pashtresh, në Njësinë Administrative Gjinar, i cili është zhdukur në rrethana ende të paqarta. Sipas të afërmve, Toçi është larguar nga banesa për të kërkuar një qen, por nuk është kthyer më. Dyshohet se ai mund të ketë rënë në një nga kanionet e zonës, të njohur për terrenin e vështirë dhe thellësinë e madhe.