Makina “fluturon” nga ura në Maliq, dy të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Makina “fluturon” nga ura në Maliq, dy të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Fshat Maliqit në aksin rrugor Maliq-Lozhan. Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se mjeti ka kryer një manovër të gabuar dhe ka përfunduar poshtë urës. Nga aksidenti, kanë ngelur të plagosur dy persona. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës. Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës që ka bërë të mundur nxjerrjen e dy të aksidentuarve nga mjeti, ndërkohë që burime nga spitali rajonal i Korçës bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje më të rënduar. Njoftimi:  Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Maliq-Moglicë”, shtetasi A. D., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e...