Makina del nga rruga në Maliq-Moglicë, dy të plagosur

Makina del nga rruga në Maliq-Moglicë, dy të plagosur

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Fshat Maliqit në aksin rrugor Maliq-Moglicë. Sipas raportimeve për media, mjeti ka kryer një manovër të gabuar dhe ka përfunduar poshtë urës. Nga aksidenti, kanë ngelur të plagosur dy persona. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës. Maliq/ Informacion paraprak Rreth orës 17:00, në aksin rrugor "Maliq-Moglicë", shtetasi A. D.,  43 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. D., dhe shtetasja J. D., pasagjere në automjet të  cilët po marrin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e...