Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Audi përplaset me furgonin në Lushnjë, një i plagosur rëndë
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 15:30 në segmentin Lushnjë–Berat, pranë zonës së Karbunarës. Dy automjete, një Audi me targa AB015 SV dhe një minifurgon, janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar një të plagosur dhe dëme materiale. Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po kryen veprimet hetimore dhe po normalizon qarkullimin. Sipas burimeve zyrtare, aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të Kodit Rrugor nga të dy drejtuesit e mjeteve. gijotina.com/