Ministria e Mbrojtjes: 23 zjarre në qarqe, kemi ngritur 4 helikopterë dhe 1 avion për shuarjen e tyre

Ministria e Mbrojtjes: 23 zjarre në qarqe, kemi ngritur 4 helikopterë dhe 1 avion për shuarjen e tyre

Pas angazhimit të forcave të emergjencave, situata nga zjarret paraqitet e stabilizuar në shumë zona problematike. Aktualisht janë raportuar 23 vatra zjarri aktive. Po punohet në këto zona: Syri i Kaltër (Delvinë) – Vazhdon puna për shuarjen e zjarrit në lartësitë e Malit të Sopotit. Në terren janë 67 forca zjarrfikëse me 11 automjete, 30 forca bashkiake, 80 efektivë të FA me 10 automjete, 6 autoambulanca dhe 30 forca mbështetëse. Në mbështetje edhe avioni italian “Canadair”. Pecë, Sirikat, Kardhikaq (Finiq) – Vatra në sipërfaqe me shkurre dhe pyje, po mbahet në vëzhgim nga strukturat vendore. Kuç (Himarë) – Zjarr në sipërfaqe pyjore, në operim forcat zjarrfikëse. Brataj (Selenicë) – Zjarr në shkurre dhe pyje, forcat zjarrfikëse në terren. Mali me Gropa, Val (Bulqizë) – Dy...