Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Aktualisht, në të gjithë vendin raportohen 23 vatra aktive, ku po vijon puna për izolimin dhe shuarjen e tyre. Ndër zonat ku po zhvillohen operacione janë: Syri i Kaltër (Delvinë) – Në Malin e Sopotit vijon puna intensive me 67 zjarrfikës, 80 efektivë të Forcave të Armatosura, 30 forca bashkiake dhe 30 forca mbështetëse. Në operacion ndihmon edhe avioni italian Canadair. Pecë, Sirikat, Kardhikaq (Finiq) – Zjarr në shkurre dhe pyje, nën vëzhgim. Kuç (Himarë) dhe Brataj (Selenicë) – Zjarre në sipërfaqe pyjore e shkurre, me forca zjarrfikëse në terren. Mali me Gropa, Val (Bulqizë) – Dy vatra në zonë të mbrojtur, në monitorim nga AdZM dhe vullnetarë. Tërnovë (Bulqizë) – Zjarr në pyje të dendura, me mbështetje nga një helikopter. Zhapokikë, Plashnik, Rezervati Balloll...