Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
21 vatra zjarri gjatë 24 orëve/ Vijojnë flakët në Vlorë, Fier dhe Berat
Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 18 janë shuar dhe 3 janë ende aktive. Vatrat aktive: Qarku Vlorë – Malet mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq. Zjarri vijon të përhapet mbi zonat Cerkovicë, Llupsat dhe Shëndre, në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe bimësi të ulët. Në terren për izolimin e plotë janë angazhuar: 34 efektivë me 10 automjete zjarrfikëse nga MZSH-të e Finiqit, Sarandës, Delvinës, Konispolit, Gjirokastrës, Himarës dhe Dropullit, 30 forca vullnetare, forca bashkiake, të pyjores si dhe 30 efektivë të FA me mbështetje ajrore po nga Forcat e Armatosura. Qarku Berat – Zona e ish-Uzinës Mekanike Poliçan, ku në terren ndodhen 7 automjete zjarrfikëse, 40 efektivë të MZSH nga Poliçani, Berati dhe Skrapari, 20 forca bashkiake...