Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
21 mln euro total, në Bundesligë po vjen “Messi i Greqisë”
24 Korrik 2025 17:41 Telesport Sipas gazetës gjermane Bild, Stuttgart po transferon 22-vjeçarin Giannis Konstantelias nga PAOK. Ai quhet “Messi grek” dhe për të klubi gjerman ka ofruar 18 mln euro plus 3 mln euro të tjer anë formë bonusesh. Vendimi i takon presidentit të klubit grek, Ivan Savvidis. Konstantelias ka pranuar kushtet e ofruara nga Stuttgart dhe pritet që ky transferim të bëhet zyrtar brenda javës së ardhshme. Kostantelias, i lindur në Volos të Greqisë, luan si mesfushor ofensiv. Vlera e tij në Transfermarkt është 17 mln euro.