Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gjobë kush nuk e liron vetë!

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gjobë kush nuk e liron vetë!

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me lirimin e hapësirave publike të zaptuara. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka ndarë pamje nga lirimi i hapësirave, dhe thekson se të gjithë ata që çmontojnë vullnetarisht strukturat në kohë të vonuar, me pretendimin se është një aksion momental, gabohet. Sipas kreut të qeverisë, ky program do të vijojë për katër vitet e ardhshme. “Disa e vonojnë çmontimin vullnetar me idenë e gabuar se “aksioni do mbarojë”, por ky nuk është një aksion, është një program katërvjeçar që quhet Rilindja Urbane 2.0 dhe ky program nuk mbaron me këto çmontime, po vazhdon me rehabilitimin e me transformimin e hapësirave publike në hapësira cilësore bashkëjetese komunitare“, shkruan ai. Sakaq, Rama thekson se kushdo që...