Samiti në Alaskë me Putin, Trump hap “derën” për diplomaci të re me Ukrainën: Nëse çdo gjë shkon mirë, do zhvillojmë një takim të dytë me Zelenskyn

Samiti në Alaskë me Putin, Trump hap “derën” për diplomaci të re me Ukrainën: Nëse çdo gjë shkon mirë, do zhvillojmë një takim të dytë me Zelenskyn

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar në një intervistë për Fox News Radio se takimi i tij i shumëpritur me presidentin rus Vladimir Putin do të jetë në qendër të agjendës së tij të nesërme – dhe mund të ketë pasoja të menjëhershme për diplomacinë me Ukrainën. Trump deklaroi se nëse takimi me Putinin rezulton i suksesshëm, ai do të telefonojë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të diskutuar mundësinë e një takimi të dytë mes tyre. Sipas Trump, ky takim mund të zhvillohet në disa vende të mundshme, përfshirë edhe Alaskën. Megjithatë, i pyetur nëse Zelensky është “në gatishmëri” për të udhëtuar në rast se bisedimet me Putinin ecin mirë, Trump u tregua i rezervuar, duke thënë se nuk do të spekulojë...