Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Për të gjashtin vit radhazi, rritet punësimi në sektorin bankar në Shqipëri
Punësimi në sektorin bankar po rritet për të gjashtin vit radhazi. Të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave tregojnë se në mesin e këtij viti bankat tregtare në vend raportuan 7343 të punësuar, në rritje me 2.6% që nga fillimi i vitit dhe me 4.4% krahasuar me një vit më parë. Punësimi në sektorin bankar iu kthye rritjes që prej vitit 2020, ndërsa në vitin 2023 numri i të punësuarve në banka e kishte kaluar nivelin e vitit 2016, vit kur pati nisur cikli i bashkimeve mes bankave tregtare, që solli shkurtimin e rreth 600 vendeve të punës gjatë tre viteve në vazhdim. Rritja e numrit të të punësuarve është gjithashtu një dëshmi e faktit që digjitalizimi i shërbimeve dhe produkteve bankare nuk ka ulur...