Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Publicisti Kim Mehmeti: Shumica e maqedonasve, veçanërisht elitat, janë kundër Shqipërisë
Publicisti Kim Mehmeti komenton thirrjet antishqiptare që u bënë në Maqedoninë e Veriut, ku thotë se elitat politike dhe shoqërore ndikojnë në krijimin e një klime tensioni. ”Shumica e maqedonasve, veçanërisht elitat, janë antishqiptare. Shumica kanë urrejtje ndaj shqiptarëve, dhe ata që kërkojnë vrasje të shqiptarëve shpesh vetëm e shprehin dëshirën e elitave politike dhe elitave të tjera”, tha Mehmeti. Sipas Mehmetit, këto mesazhe negative dhe thirrjet për dhunë nuk lindin rastësisht, por pasqyrojnë ndikimin e ideologjive dhe qëndrimeve të një pjese të shoqërisë dhe udhëheqësve të saj. ”Këta janë fëmijë që kërkojnë dhunë ndaj shqiptarëve, por në fakt vetëm pasqyrojnë urrejtjen dhe bindjet që u transmetohen nga elitat”.