U akuzua për vrasjen e postierit Lulzim Visha, Gjykata e Tiranës liron Eduart Lamin

U akuzua për vrasjen e postierit Lulzim Visha, Gjykata e Tiranës liron Eduart Lamin

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia Eduart Lamin, që u arrestua si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e postierit Lulzim Visha. Lami u vu në pranga në muajin janar të këtij viti, pas vrasjes së postierit të postës private “Postman”, ngjarje e ndodhur më 24 janar në fshatin Zall Mner në zonën mes Kamzës dhe Institutit. Lulzim Visha u gjet i vrarë brenda makinës së tij, i ekzekutuar me të paktën 12 plumba pistolete. Lami u arrestua si i dyshuar për përfshirje në këtë vrasje, por ndaj tij rënduan vetëm akuzat e armëmbajtjes pa leje, dënim të cilin e shlyejti me kohën e qëndrimit në paraburgim. Hetuesit nuk arritën të gjenin prova të tjera për përfshirje në vrasjen e Vishës, e për këtë...