Rama publikon pamjet e reja nga aksioni: Kush nuk e liron vetë hapësirën publike do ta lirojë bashkë me një gjobë

Rama publikon pamjet e reja nga aksioni: Kush nuk e liron vetë hapësirën publike do ta lirojë bashkë me një gjobë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje të reja nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shqipëri. “Disa e vonojnë çmontimin vullnetar me idenë e gabuar se “aksioni do mbarojë”, por ky nuk është një aksion, është një program katërvjeçar që quhet Rilindja Urbane 2.0 dhe ky program nuk mbaron me këto çmontime, po vazhdon me rehabilitimin e me transformimin e hapësirave publike në hapësira cilësore bashkëjetese komunitare Kush nuk e liron më mirë vetë hapësirën që ka zënë, në fund do ta lirojë bashkë me një gjobë”, shkruan Rama.