Koleksioni i artit bashkëkohor në Bibliotekën e Arteve Bashkëkohore

Koleksioni i artit bashkëkohor në Bibliotekën e Arteve Bashkëkohore

Në një postim në rrjetet sociale Biblioteka Kombëtare e Kosovës njofton se ka përfunduar me sukses evidentimi dhe organizimi i koleksionit të artit bashkëkohor në Bibliotekën e Arteve Bashkëkohore. Ky evidentim dhe organizim përfshin një gamë materialesh të vlefshme dhe u krye falë punës së bibliotekarëve dhe studiuesve që kanë punuar për evidentimin, klasifikimin dhe organizimin e këtij koleksioni. “Një grup i dedikuar bibliotekarësh dhe studiuesish ka punuar për evidentimin, klasifikimin dhe organizimin e koleksionit të artit bashkëkohor që ndodhet në Bibliotekën e Arteve Bashkëkohore, pjesë e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Koleksioni përfshin një gamë të gjerë materialesh të vlefshme, si:Libra tematikë dhe monografi për artistë vendorë e ndërkombëtarë, katalogje ekspozitash dhe retrospektivash, CD, DVD dhe materiale digjitale me dokumentarë dhe performanca artistike, pllaka vinili...