Situata me zjarret/Rama: I dimë përparimet dhe kufizimet. Të përqeshësh është si..

Situata me zjarret/Rama: I dimë përparimet dhe kufizimet. Të përqeshësh është si..

Në komunikimin e tij në rrjetet sociale me qytetarët, kryeministri Rama iu përgjigj kritikave edhe për mënyrën se si u menaxhuan zjarret. Në lidhje me këtë çështje, Rama deklaroi se ‘ne i dimë përparimet, kufizimet, dimë çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëjmë, i dimë të gjitha’, por sipas tij të ngrihen akuza, të bëhen përqeshje se pse nuk u parandaluan zjarret kjo është me të lënë pa tekst, deklaroi kryeministri. “Të gjithë kanë qenë në këmbë, 10 mijë e kusur forca janë përpjekur ditë natë në të gjitha nivelet me flakët dhe sikur të mos ishin në një kontekst më të gjerë dhe të mos kishim këto shtete në të njëjtin hall, mbase diku do të ishte pëgjegjësi më e madhe por faktikisht...